Që nga themelimi i Visari Carpet në 1971, e deri tani te brezi i tretë, gjithmonë jemi përpjekur që të sjellim trendet e fundit të tepihëve, perdeve dhe mbulesave. Me dizajne unike, të shumëllojshme dhe kualitetive te produkteve tona, mundohemi të krijojmë një harmoni të plotë dhe lidhje të veçantë mes jush dhe ambienteve tuaja ku ju jetoni.
Nëse po planifikoni te hyni në banesën e re, të renovoni shtëpine apo thjesht të sjellni gjallëri në hapësirat ku ju banoni apo punoni, Visari carpet & more me tepih e perde, është kompania që ju ndihmon të krijoni brendin tuaj personal të mënyres së jetesës.
Tepihët tonë të krijuar nga matrialet më bashkëkohore ofrojnë shumë efekte të pëlqyeshme strukturore dhe vizuele. Ato janë shumë praktike për mirëmbajtje të qëndrueshme dhe të përballueshme, të cilat shpesh mund të ndryshohen sipas tendencave. Cilësitë antialergjike dhe antibakteriale të këtyre tepihëve, nuk e mbajne pluhurin dhe kështu krijojnë ambient të sigurtë dhe të shëndetshëm.
Shumëllojshmeria e perdeve tona, që janë zgjidhje për çdo enterier dhe hapësirë banimi, janë të kualitetit më të lartë dhe krijojnë një harmoni impresionuese vizuele.
Poashtu mbulesat e peshqirët nga matriali më ekskluziv dhe kualitativ, ju bëjnë të ndjeni butësinë dhe ngrohtësinë që ju e meritoni.
Visari Carpet me eksperience reth 30 vjeçare, ka aftësinë dhe njohurinë që klienteles tonë të dashur t’i ofrojmë këshillat dhe sygjerimet në zgjidhjen më të kompletuar, përvojën e këndshme dhe sigurinë në blerje.